Aktivitete

Education Farm

Doni të kaloni një ditë ndryshe, ferma jonë ju’a ofron! 👨‍👩‍👦‍👦👇
Paketa turistike Lord Byron!

– Pritja dhe mirëseardhja e vizitorevë në mjediset e parkut L Byron!
– Njohja me fermën dhe të gjithë hapsirat e mbjella, historia, traditat, Tepelena, atraksionet turistike!
– Vizitë në luginën e Bënçës “
(500 m nga ambjentet)
– Më pas njihemi me klasën e gatimit ku do të gatuajmë në sofra tradicionale, byrek në saç!
– Ndezim së bashku zjarrin e saçit
Vishemi me uniformën e bujtinës
L. Byron, perparese , kapuça!
-Flasim për historinë dhe traditen e kësaj
rrecete, miellin dhe cilesinë e tij!
Vizitë në mulli, shohim mënyrën e bluarjes!
– Më pas , në kthim, përzgjedhim lakrat e egra në territor duke i njohur e këputur vet !
– Fillojmë me gatimin e brumit , tëholljen e petëve !
-Ndërkohë në pauza të shkurtra , servirim çaj mali të ftohtë me mjalt e limon ( rreceta L.Byron)
– Serviret dhallë e ftohtë dybeku, mund ta rrihni edhe vete ,provoni traditën!
-Shtrimi tavolinës, me byrek saçi, dhallë (shijoni gatimin tuaj) 🤗
-Në fund vizitorët marrin një çertifikatë pjesmarrje me info e histori , për ta treguar, si një mjet të mirë kujtese e eksperience në fermë!

Paketa: "Edu-Farm"

€15 /prs

4 persona Minimum,

Rezervoni Turin Tuaj ne Whatsapp: +355698208842

Turi: "Mali i Golikut"

Për te gjithë ata të apasionuar pas ngjitjes në mal.

Një nga malet me natyrën dhe pamjet më magjepse ne Shqipëri, dhe disa nga gatimet më të fresketa fremë-tavolinë.

Turi nis në Bujtinë ku mëngjesi do të konsumohet përpara nisjes, si dhe bashkimi dhe organizimi i grupit fillojnë aty.

Marshimi fillon, dhe vashdon deri sa të arrijmë fshatin Lekël ku ne do te vizitojmë disa nga atraskionet dhe objektet okulte të cilat karakterizojne zonën.

Gjatë rrugës do të kalojmë përmes një ish zone lufte ku më 1940 është zhvilluar lufta Italo-Greke ku pati humbje të mëdha jetësh, reth 40.000 Ushtarë.

Ndalesa e fundit është maja e malit Golik tek bujtina qe ndodhet aty mund të shijojmë ushqime të freskëta organike !

Paketa: "Mali i Golikut"

€30 /prs

2 persona Minimum.

Rezervoni Paketen tuaj ne whatsapp : +355698208842

Turi : "Ujvara e Peshtures"

E fshehur mes maleve të Tepelenës, ujvara e Peshturës është një nga ato destinacione që përmbush të gjitha pritshmëritë e vizitorëve.Turi është i përshtatshëm për të gjithë njerëzit që e duan natyrën e bukur dhe të paprekur!

Paketa:
• Mëngjezi në Lord Byron Tepelenë
• Nisja me makina deri në fshatin Lekdush
• Ndalesë për kafe në lekdush
• Nisja drejt ujëvarës së Peshturës
• Kthimi dhe dreka në “lord byron”

Paketa : "Ujvara e Peshtures"

€25 /prs

3 persona Minimum,
Rezervoni paketen tuaj ne Whatsapp: +355698208842

Turi : "Labova e Kryqit"

Turi i labovës së kryqit ( Libohove)
Në fshatin Labovë e Kryqit, që ndodhet në Bashkinë Libohovë, ju mund të vizitoni një nga kishat më të bukura bizantine në Shqipëri, e cila I kushtohet Shën Mërisë.Kisha është ndërtuar në 554 në kohën e perandorit Justinian.Paketa:• Mëngjezi dhe nisja nga Lord Byron;• Nisja me makina për në Libohovë• Vizitojmë kishën e kryqit• Dreka tek Bujtina Maria• Kthimi darka dhe fjetja në lord byron Tepelenē

Turi: "Labova e Kryqit"

€45 /prs

4 persona Minimum,
Rezervoni paketen tuaj ne Whatsapp: +355698208842

Turi: "Kajak Dhe Kanjone"

Lord byron Tepelene e ka nisur sezonin 2023 me një tjetër guide – aventurëNjë stacion kajaking në lumin Bënçë, lajm i mirë për adhuruesit e natyrës dhe aventurës , pasi do të shijoni vërtet momente të mrekullueshme
●Takimi në lord Byron Tepelenë●Transporti me makina dhe guida për në kanionet e lumut të Bënçës●Zbritja me kajak nga kanionet në lord Byron ku për disa orë do të shijoni magjinë e natyrës , ujin e kristaltë të lumit dhe pamjet magjike të kanioneve (adrenalinë e mrekulleshme në rrjedhën e lumit bënçë)●Mbërritja darka dhe fjetja në lord Byron Tepelene
Ju planifikoni dhe rezervoni udhëtimin, për të tjerat mendojmë ne !l

Paketa: "Kajak dhe Kanjone"

€65 /prs

2 persona Minimum,
Rezervoni paketen tuaj ne Whatsapp: +355698208842