Kalaja e Ali Pashës Tepelenë

Kalaja e Tepelenës, është shpallur Monument Kulture i kategorisë së parë në vitin 1963 dhe ndodhet në veri të qytetit të Tepelenës, Bashkia Tepelene. Sipas burimeve historike, kalaja ishte projektuar nga vetë Ali Pashë Tepelena, i cili kishte mbikëqyrur fazat e para të ndërtimit të këtij simboli heroik të rajonit. Kalaja ekzistuese u rindërtua prej tij në vitin 1819 me një sipërfaqe prej 5,5 ha, me tre hyrje dhe tre kulla. Deri në vitin 1820 është përdorur si rezidenca e dytë e Ali Pashë Tepelenës. Muret e kështjellës janë ngjitur në formën natyrale të tokës dhe nuk përbëhen nga një formë e rregullt gjeometrike. Në kthesat kryesore të mureve janë vendosur tre kulla poligonale, për t’i kontrolluar më mirë ato. Kalaja ka tre porta, njëra prej të cilave (lindore) mban mbishkrimin “Porta e Vezirit”

Kalaja e Leklit Tepelenë
Kalaja e Leklit është një tjetër monument kulture i kategorisë së parë i mbrojtur nga shteti. I përket shekullit të IV para Krishit. Kalaja e Leklit qëndron në kodrën e quajtur Shen Mëhill në pjesën perëndimore të malit Golik. Kodra shkëmbore ku ndodhet kalaja është zgjedhur për pozicionin e saj strategjik për të kontrolluar të gjitha shtigjet dhe rrugët që lidhin Ilirinë me Epirin, të cilat në antikitet njihen si Ngushticat e Antigonesë. Këto përmenden në luftërat e fundit të shekullit III – V p. e s. Nga Kalaja e Leklit ishte e lehtë të kontrollohej hyrja veriore në Luginën e Drinosit të të gjithë trupave të luftës. Kalaja e Leklit ka tërhequr vëmendjen e arkeologëve të ndryshëm si Hamondi dhe Ugolini të cilët e vizituan atë në shekullin e 20-të. Edhe arkeologët shqiptarë kanë nisur gërmimet pranë kalasë së Leklit në vitin 1948, dhe kjo vazhdoi derisa zbuluan qytetin e Antigonesë nga Dhimosten Budina në kodrën e Jermes, Saraqinisht. Antigonea ishte një zonë arkeologjike e kompletuar dhe e fuqishme dhe që nga ai moment Kalaja e Leklit mbeti pas dhe nuk janë bërë më punë gërmimi. Megjithatë nuk ka një pamje të qartë të formës së Kalasë së Leklit
Kalaja e Qytezës Tepelenë
Kalaja e qytezës ndodhet në kodrën afër fshatit Dukaj, 300m mbi nivelin e detit. Kalaja ka formën e një katërkëndëshi të rregullt që mbulon një sipërfaqe 0.5 ha. Ky qytet i vogël i përket periudhës IV-III, p.e.s. Në pjesën më të madhe të saj është e mbrojtur shumë mirë nga natyra dhe gjithashtu është e fortifikuar mjaft mirë nga mure të fuqishëm në pjesët e hapura natyrore. Kalaja ka qenë e pajisur me tri kulla, muret e të cilave janë mbështetur në shkëmbin e gdhendur me qëllimin për të shmangur rrëshqitjet

Kalaja Matohasaj Tepelenë

Kalaja antike e Matohasanajt ndodhet në majën e një kurrizi shkëmbor, i cili ngrihet në qendër të luginës së Sinanajt, midis shtratit të lumit Vjosa dhe malit të Gribës. Kalaja i përket shek. V p.e.s dhe ka gjurmë të vazhdimit të jetës thuajse në çdo periudhë në vijim. Muret e kalasë rrethojnë një sipërfaqe rreth 3 ha, sipërfaqe e përbërë nga radhë tarracash të përshtatshme për banim. Muret rrethuese u përkasin tri periudhave të ndryshme ndërtimi, dy periudhat e para përfaqësojnë periudhën e Antikitetit në këtë qytet, ndërsa periudha e tretë e ndërtimit përfaqëson Antikitetin e vonë

Kalaja e Nivicës Tepelenë

Rrënojat e kalasë së Nivicës ndodhen majë një shkëmbi të thepisur, rrethuar nga humnera, me thellësi 200-400 metra. Nga tre anë ka një mbrojtje natyrale, ndërsa vetëm nga Perëndimi është e mbrojtur nga një mur guri me llaç gëlqereje me gjerësi mbi një metër. Deri vonë është ruajtur një portë e brendshme me qemer, ndërtuar me gurë të latuar me gjatësi 0,5-1 metra, të nxjerra nga shkëmbinjtë e zonës. Në krahun lindor dallohet një udhë pothuajse shkallore që zbret në drejtim të lumit nëpërmjet një porte të çarë në shkëmb. Këto shkallare lidhin kalanë me lumin si dhe me dy mullinj që funksiononin nëpërmjet një vije uji që rridhte nga një e çarë në shkëmb. Me sa duket, ky ishte edhe shtegu i furnizimit të kalasë në raste rrethimesh. Kalaja është ndërtuar mbi një shkëmb të pamundur t’i afrohesh, në një kryqëzim strategjik rrugësh. Këtu kalon rruga e Vermikut, ajo e Salarisë, e Kuçit dhe e Bënçës. Sipas francezit Pouqueville, këtu ka banuar fisi ilir i Amantëve, të cilët kanë qenë të parët që kanë ndërtuar kalanë në shek IV para Krishtit. Pas kësaj mendohet se Nivica është shndërruar në qendrën e dytë të banuar për fisin e Amantëve. Të dhënat arkeologjike tregojnë se qyteti arriti kulmin e lulëzimit në shekujt III-I para Krishtit, ndërsa kronistët osmanë të periudhës së luftërave shqiptaro-turke bëjnë fjalë për një qytet me 500-600 shtëpi. Kalaja u rindërtua në periudhën e sundimit bizantin me urdhër të perandorit Justinian, i cili i kushtoi një rëndësi të veçantë fortifikimeve ushtarake në Arbëri. Në periudhën e dyndjeve sllave dhe më pas gjatë pushtimit osman, kalaja e Nivicës ka qenë një teatër i rëndësishëm i luftimeve, duke qenë e zaptuar herë prej vendasve dhe herë prej të huajve.

Kalaja e Zharrës Tepelenë

Kjo kala ngrihet në majën e kodrës shkëmbore me të njëjtin emër dhe me lartësi 310 m. Kodra ndodhet në perëndim të qytetit të Tepelenës në anën e majtë të luginës së Vjosës dhe duke u zgjatur nga jugu në veri merr formën e hundës. Nga ky pozicion mund të kontrollohen rrugët që kalojnë në këtë anë te luginës së Vjosës. I pari që e ka vizituar kalanë e Zharrës ka qënë Pouqueville, sipas të cilit kjo kala është vepër e latinëve, më pas është vizituar dhe përmendur nga H. Holland. Nga arkeologët shqiptar ka qëne H. Ceka i pari që e ka vizituar, ka përshkruar gjendjen e rrënojave dhe është shprehur për kohën e ndërtimit të saj. Më pas në vitin 1963 është bërë një ekspeditë informative, me qëllim njohjen e gjendjes së monumentit. Gërmimet e para në këtë kala janëbërë në vitin 1970. Këto gërmime janë drejtuar nga D. Komata. Kjo kala i përket periudhës së Antikitetit të Vonë (shek. IV–VI e. sonë) dhe mendohet se mund të jetë një nga fortifikimet e Justinianit I për funksionim ushtarak. Muri ndjek format e relievit të kalasë mbi të cilën është ngritur, duke marrë formën e një elipsi të zgjatur me perimeter 410 m dhe rrethon një sipërfaqe prej 0.8 ha. Ai ndiqet në gjithë gjatësinë e tij edhe pse në disa pjesë është dëmtuar dhe rrëzuar plotësisht. Lartësia më e madhee tij ështe 2. 8–2.9 m. Trashësia e murit varion nga 1.6 m. në 1.8 m. Për ndërtimin e tij janë përdorur gurë gëlqerorë mesatar, të cilët janë të punuar ose të pa punuar dhe me forma dhe përmasa të ndryshme.

Ujësjellësi i Bënçës Tepelenë

Kjo kala ngrihet në majën e kodrës shkëmbore me të njëjtin emër dhe me lartësi 310 m. Kodra ndodhet në perëndim të qytetit të Tepelenës në anën e majtë të luginës së Vjosës dhe duke u zgjatur nga jugu në veri merr formën e hundës. Nga ky pozicion mund të kontrollohen rrugët që kalojnë në këtë anë te luginës së Vjosës. I pari që e ka vizituar kalanë e Zharrës ka qënë Pouqueville, sipas të cilit kjo kala është vepër e latinëve, më pas është vizituar dhe përmendur nga H. Holland. Nga arkeologët shqiptar ka qëne H. Ceka i pari që e ka vizituar, ka përshkruar gjendjen e rrënojave dhe është shprehur për kohën e ndërtimit të saj. Më pas në vitin 1963 është bërë një ekspeditë informative, me qëllim njohjen e gjendjes së monumentit. Gërmimet e para në këtë kala janëbërë në vitin 1970. Këto gërmime janë drejtuar nga D. Komata. Kjo kala i përket periudhës së Antikitetit të Vonë (shek. IV–VI e. sonë) dhe mendohet se mund të jetë një nga fortifikimet e Justinianit I për funksionim ushtarak. Muri ndjek format e relievit të kalasë mbi të cilën është ngritur, duke marrë formën e një elipsi të zgjatur me perimeter 410 m dhe rrethon një sipërfaqe prej 0.8 ha. Ai ndiqet në gjithë gjatësinë e tij edhe pse në disa pjesë është dëmtuar dhe rrëzuar plotësisht. Lartësia më e madhee tij ështe 2. 8–2.9 m. Trashësia e murit varion nga 1.6 m. në 1.8 m. Për ndërtimin e tij janë përdorur gurë gëlqerorë mesatar, të cilët janë të punuar ose të pa punuar dhe me forma dhe përmasa të ndryshme.
Ura mesjetare e Beçishtit – Ali Pashë Tepelenës Tepelenë
Kjo urë antike-mesjetare ndodhet poshtë kalasë së Tepelenës mbi lumen Vjosë. Njihet ndryshe si Ura e Beçishtit. Kjo urë ka gjurmë të periudhës romake, gjysmës së parë të shek të 1, para Krishtit. Gjatë kohës mesjetare ajo u rindërtua mbi bazat e urës romake. Më pas u restaurua nga Ali Pashë Tepelena, në shek e XVII pas Krishtit. Ura është 260 m e gjatë. Ura e Beçishtit, e ndërtuar në kohën e Ali Pashës lidh Tepelenën me 7 fshatra. Mendohet se fshati Beçisht është dhe vendi ku ka lindur Ali Pasha. Edhe sot në fshat ndodhen rrënojat e shtëpisë së tij

Ujin e Ftohtë të Tepelenës Tepelenë

Uji i Ftohtë është një zonë turistike 8 km në jugë qytetit të Tepelenës. Ka marrë emrin “Uji i Ftohtë” sepse zona është e mbizotëruar nga burime natyrore-shkëmbore ku uji rrjedh gjithmonë i ftohtë dhe i pastër. Burimi ekziston prej më shumë se 250 vjetësh dhe është gërmuar në shkëmbinjtë e maleve të Tepelenës, qytet i qetë në jug të Shqipërisë dhe atdheu i Ali Pashës, personazh historik që ka jetuar midis viteve 1700 dhe viteve 1800, të cilit i njihet edhe zbulimi i burimit. Falë pasurisë nëntokësore të kësaj zone, në Ujin e Ftohtë marrin jetë dhjetëra burime të kristalta, të cilët “ushqejnë” rrjedhën e lumit Vjosë. Shpati ku del burimi është i veshur me bimësi natyrore të dushkut dhe shkurreve. Parku natyror i Ujit të Ftohtë përbëhet nga një bimësi mjaft e pasur e llojeve të ndryshme. Krahas shkurreve, në të mbizotëron edhe druri i rrapit apo edhe shelgu. Në afërsi të luginës, drurët e rrapeve janë mjaft të rritur. Ndërkohë përgjatë sipërfaqes së parkut natyror hasen edhe gjallesa dhe kafshë të ndryshme tipike për këtë zonë. Uji i Ftohtë në Tepelenë ka vlera shkencore (hidrologjike, gjeomorfologjive), estetike e turistike
Ujëvara e Peshturës Tepelenë

Ujëvara e Peshturës ndodhet në Progonat të Tepelenës e për të shkuar atje duhet të kalohet përmes malësive të Tepelenës .Zona përbëhet nga shkëmbinj gëlqerorë të cilët në shekuj janë përshkuar nga përrenj të vrullshëm dhe lozonjarë. Forma të shumta karstike, gropa të thella, shpella të shumta dhe ujëvara është peizazhi që ofron rruga për të shkuar drejt Ujëvarës së Peshturës

Kanionet e Nivices Tepelenë

Kanionet e Nivices ndodhen ne afersi te fshatit Nivicë te rrethit te Tepelenes. Kanë gjatësi deri ne disa km, gjeresi mesatare rreth 15 m, ndersa thellesia arrin deri ne disa dhjetra metra. Jane formuar nga erozioni i perroit te Nivices, pjese e atij te Bences, ne shkembinjte gelqerore. Shpatet e kanionit jane vertikalë, kane guva e shpella karstike shume te veshtira per t’u eksploruar. Kalimi pergjate fundit te kanionit eshte i veshtire, pasi ka edhe pragje me lartesi deri disa metra. Pamja e tyre madheshtore, gjelberimi ne te dy anet e tyre, i bejne ata terheqes. Kane vlere shkencore (gjeomorfologjike, gjeologjike), didaktike e turistike. Vizitohen sipas rruges automobilistike Tepelene – Progonat – Nivice

Muzeu i Tepelenës Tepelenë

Ky muze ndodhet në qendër të qytetit të Tepelenës. Në këtë muze gjenden objekte që i përkasin periudhave të ndryshme kohore, përfshi objekte arkeologjike, historike, etnografike dhe dokumente. Këto objekte janë të shfaqura në Muze, dhe përfaqësojnë mënyrën e të jetuarit në rajonin e Tepelenës gjatë periudhave të ndryshme, duke nisur nga Bronzi, deri në ditët e sotshme. Objektet më të rëndësishme shfaqen në pavijonet arkeologjike, dhe periudha më e rëndësishme kur janë bërë gjetjet i përket kohës së Ali pashë Tepelenës, po kështu pjesës së luftës për pavarësi, betejave të Vlorës dhe luftës kundër gjermanëve për çlirimin e vendit
Kampi i Tepelenës Tepelenë
Kampi i Internimit i Tepelenës apo Kampi i Tepelenës ka qenë një strukturë internimi në përngjasim me kolkozet sovjetike pranë kalasë së qytetit me të njëjtin emër, në Republikën Popullore të Shqipërisë, ku u mbajtën familjarët e të dënuarve, arratisurve dhe ushtarakëve dezertorë. U mbajtën dhe një numër i madh fëmijësh dhe nga kushtet pati një vdekshmëri të lartë foshnjore. Kampi identifikohej me dy numra, 4 dhe 6, dhe qëndroi aktiv prej prillit 1949 deri në mars 1954. Kampi i Tepelenës fitoi nam të keq në arenën ndërkombëtare, madje duke zënë vend në raportin e qeverisë amerikane paraqitur në OKB në shkurt 1955. Dokumentacioni i trashëguar, sidomos ai vendimmarrës në lidhje me emrat e personave që kanë qenë në këto kampe, për shkak të cilësisë së dobët të administratës së kohës është shumë i pakët

Vjosa Tepelenë/Përmet

Lumi i Vjosës është lumi më i madh i Shqipërisë Jugore dhe një ndër lumenjtë më të mëdhenj të Shqipërisë, sidomos përsa i përket prurjeve të shumta ujore. Gjatësia e këtij lumi është 272 km, sipërfaqja e pellgut ujëmbledhës 6706 km2, prej të cilit, 4365 km2 janë brenda territorit tonë, ndërsa pjesa tjetër në territorin grek. Degët kryesore të Vjosës janë : Sarandoporo, Drinosi dhe Shushica. Në Vjosë ose në degët e saj përfundojnë edhe shumë burime karstike si ato të grykës së Këlcyrës , të Libohovës, të Viroit, të Gjirokastrës, të Ujit të Ftohtë të Tepelenës, të Poçemit etj. Vjosa buron nga malet e Pindit (Greqi) ku rrjedh nëpër një luginë të thellë e cila zgjerohet pasi hyn në territorin tonë

Drino Tepelenë/Përmet

Lugina e bukur e Drinosit është 50 km e gjatë dhe shtrihet nga Koshovica në kufi me Greqinë, deri te ura e Subashit në Tepelenë. Lugina shtrihet midis kreshtës Lunxheri-Bureto dhe Malit të Gjerë në lindje, dhe Rrafshnaltës së Kurveleshit në perëndim. Ka qenë një rrugë tregtare prej shekujsh dhe përfshin qytetin e Gjirokastrës

Bënçë Tepelenë/Përmet

Lumi Bënçë është një përrua dhe ndodhet në Gjirokastër/Tepelene, Shqipëri. Lartësia e parashikuar e terrenit mbi nivelin e detit është 159 metra

Kisha e Shën Mërisë Leusë Përmet

Është e tipit bazilikat, ndërtuar në fund të shekullit XVIII me përmasa 23 m gjatësi dhe 10.5 m gjerësi. Naosi është i ndarë në 3 nefe, ku ato anësore janë të mbuluara me kësula sferike, ndërsa nefi qëndror me qemer cilindrik. Kupola ngrihet mbi tamburin e ngushtë e të lartë dhe 12 dritaret ndodhen në hapësirën e mesit. Një narteks dykatësh dhe ambienti i altarit kompletojnë strukturën. Në anën jugore i bashkangjitet nje paraklis i vogël i ndërtuar më vonë. Kisha është ndërtuar me gurë vëndi dhe e mbuluar me rasa guri. Kisha, e pasur me piktura murale dhe ikonostase, ka një mbishkrim pikturuar mbi portën e hyrjes e cila dëshmon mjeshtëritë e atyre që punuan. Pikturat murale janë të vitit 1812 ndërsa ikonostasi i gdhendur mban datën 1817. Vlera të veçanta artistike përbëjnë afresket dhe ikonostasi i gëdhendur në dru arre. Pamjet dhe kompozimet në dru të marra nga Bibla dhe nga natyra kanë një stil dhe mjeshtëri të lartë.

Sarajet e Ali Bej Këlcyrës Përmet

Ngrihet mbi faqen shkëmbore të malit Trebeshinë, në hyrje të Grykës së Këlcyrës. Themeluesi i familjes Këlcyra mendohet se ishte Teodori nga familja e Muzakajve. Sarajet janë ndërtuar nga mesi i shekullit 19 dhe është një nga ndërtimet më të mëdhaja të Shqipërisë. Është një ndërtesë tepër madhështore me tetë kulla të mëdha katërkatëshe secila dhe një kat nëndhe. Vetëm ndërtesa ka një sipërfaqe prej 3000 m². E djegur nga grekërit në prill 1914, për më shumë se një shekull këto rrënoja kanë mbetur madhështore në shpatin e malit Trebeshina

Teqeja e Frashërit Përmet

Është një monument kulti dhe historik shumë i famshëm në Shqipëri. Përbëhet nga dy ndërtesa të veçanta, të cilat lidhen me njëra-tjetrë nëpërmjet një muri. Ndërtesa e sipërme ka formën e shkronjës “L” dhe përbëhet nga tre ambjente: “Kafe Oxhaku”, “Ashefi”, “Furra e Bukës” ndërsa ndërtesa e poshtme është pjesërisht dykatëshe dhe aty ndodhet “Mejdani”, vëndi i shenjtë ku zhvilloheshin ceremonitë fetare dhe shkolla bektashiane (hapur nga Baba Nasibiu në vitet 1781-1785) ku mësohej turqishtja e persishtja dhe ndoshta arabishtja si gjuhë e huaj. Teqeja u ndërtua më 1781 nga Sulejman Beu i Frashërit
Teqeja Ali Postivanit Përmet
Ngrihet mbi një kodër të bukur mbi fshatin Alipostivan, në një pikë dominuese prej nga shikon si në pëllëmbë të dorës luginën e Vjosës. Teqeja është ndërtuar për herë të parë nga Baba Aliu në vitin 1857, në nder të të cilit mban edhe emrin. Teqeja, 2 Tyrbet dhe ambientet e tjera, lidhen me njëra-tjetrën me rrugë e shkallë prej betoni dhe përreth tyre janë ngritur tarraca të mbjella me drurë të ndryshëm frutorë. Ndërtesat e saja janë të bardha, konturet me jeshile dhe kupolat e tyre ndrijnë si dielli. Në krahun e majtë të portës kryesore është ndërtuar hoteli i cili shërben për akomodimin e besimtarëve dhe vizitorëve të ndryshëm. Ansambli i mrekullueshëm i Teqesë, përveçse ka vlera shpirtërore për besimtarët Bektashianë, shihet edhe si një objekt me vlera të rralla kulturore për vizitorët vendas dhe të huaj
Kisha e Shën Mërisë Kosinë Përmet
Kisha ngrihet mbi një kodër në anën e djathtë të rrugës kombëtare, rreth 5 km nga Përmeti duke udhëtuar në drejtim të Këlcyrës. Ajo është e tipit kryq i brëndashkruar me kupolë me tambur dhe e përbërë nga narteksi që është drejtkëndësh dhe mbulohet me qemer cilindrik me formuese veri-jug. Narteksi nga ku hyet për te naosi, përbëhet nga mjedisi qëndror me kupolë, katër krahët e kryqit dhe nga mjediset këndore. Porta e hyrjes mbulohet me hark ndërsa tamburi cilindirk është i ndërtuar me tulla ashtu si dhe muret. Në pamjet e jashtëme, ngarkesa dekorative është shumë interesante: kryqe, harqe, korrniza dhëmbësharrë, friza, kurrizpeshku. Nga tiparet arkitektonike dhe trajtimi dekorativ, kisha datohet në shekullin XII-XIII
Kisha e Shën Mërisë, Fshati Bënjë Përmet
Është një ndërtesë në formë drejtkëndëshi me mure guri ndërsa çatia mbulohet me pllaka të holla të gurta. Ikonostasi është punuar në vitin 1904 nga mjeshtri Sionidhis Qioni. Kisha, e ndarë në dy ambiente reflekton ndarjen karakteristike midis burrave dhe grave përsa i përket shërbesave fetare. Në sallën e burrave ndodhet kupola në të cilën është pikturuar me ngjyra të ndezura figura e Jezu Krishtit. Në krye të sallës së madhe ndodhet ajodhima (vëndi ku prifti kryen shërbesat fetare dhe jepet kungimi e anaphora) ndërsa në krahun e djathtë është vendosur ikona (konizma) e Shën Marisë së Bënjës e veshur me argjënd nga Pandeli Saqellari. Aty ndër të tjera ndodhet edhe kazani i pakëzimit dhe vëndi ku qëndron dhespoti. Salla e grave është më e vogël, por me dy kate, i pari i shtruar me pllaka guri ndërsa i dyti si dyshemeja dhe shkallët i ka prej dërrase druri. Kjo kishë është e rrethuar nga qiparisa dhe me pamje mbi luginë
Kisha e Shën Premtes në Përmet Përmet
Kisha e Shën e Premtes ngrihet buzë përroit nga ana jugore e qytetit. Ajo është e tipit bazilikat me përmasa të konsiderueshme: 22 m e gjatë, 16 m e gjerë dhe 8 m e lartë. Kisha përbëhet nga 3 nefe dhe është ndërtuar me sistem me gurë shtufi të lidhura me llaç gëlqereje dhe mbulohet me çati dyujëse me rasa guri. Dekoracionet e brëndëshme të saj, janë të përbëra nga piktura murale dhe punime të gdhendura në dru. Mbishkrimi i gdhendur mbi një pllakë guri bën fjalë për ndërtimin e kishës më 1776 nga kryemjeshtri Ilia Kristo ndërsa piktura murale, me skena nga Shkrimet e Shenjta, është realizuar më 1808 nga piktori Terpo Zografi djali i Kostandin Zografit piktor afreskesh e ikonash nga Mokra e Korçës. Ikonostasi dhe gdhëndjet në dru, janë punuar artistikisht nën drejtimin e Dhimitrit, Mjeshtrit shqiptar nga Konica.
Kisha e Shën Kollit Përmet
Kisha e Shën Kollit gjendet në pjesën historike të qyteti Përmet. Ajo është e stilit bazilikat dhe sipas Kodikut të Mitropolisë së Korçës, është ndërtuar në vitin 1757. Nga ana perëndimore e faltores së saj, ndodhen tre konakë për pritjen dhe akomodimin e besimtarëve. Ngjitur me Shën Kollin gjendet kishëza e Shën Triadhës e cila u ngrit gjatë vitit 2006. Kisha e Shën Kollit rrethohet nga një oborr ku lartësohen 7 qiparisa dhe ku gjendet edhe këmbanorja
Kalaja Ilire e Këlcyrës Përmet
Ngrihet mbi faqen shkëmbore të malit Trebeshinë, në hyrje të grykës së Këlcyrës. Kështjellë identifikohet me qytetin Eriboia të Parauejve, fisit iIlir që banonte në trevën e Përmetit. Nga studiuesit është ngritur edhe një hipotezë e dytë se nuk kemi të bëjmë me një qytet por me një fortesë ilire. Në këtë kështjellë veçojmë 4 faza ndërtimi: e para në shek. IV-III p.e.s, e dyta në shek III-V, e treta lidhet me rindërtimet mesjetare në shek. VI-XVIII dhe e katërta në fillimet e shek XIX
Zona Historike Përmet Përmet
Në 2017 qeveria shqiptare e vlerësoi qendrën e Permetit si zonë të mbrojtur, për të mbrojtur kryesisht disa objekte fetare. Zona e mbrojtur përfshin lagjet Shenkoll, Varosh dhe Teke. Brenda kësaj zone të mbrojtur janë dy objekte fetare: Kisha Shen Premte e ndërtuar në 1776 dhe Kisha shën Koll e ndërtuar në shek e 19. Zona e mbrojtur gjithashtu përfshin kodrën e Bolengës dhe kështjellën, si dhe shtëpitë e vjetra dykatëshe dhe vilat të ndërtuara qindra vite më parë
Guri i Përmetit Përmet
Guri i Përmetit, është një formacion shkëmbor që ndodhet në qytet. Ai është 42 metra i lartë dhe sipërfaqja e majës së tij është 650 metra katrorë. Në majë të tij ka dhe rrënoja arkeologjike, të cilat i përkasin shekullit të 4-t. Historianët thonë se fortifikimi i vjetër është përdorur si një pike strategjike sinjalizuese për një garnizon ushtarak, dhe sot janë ende rrënojat e asaj fortese. Guri ka dhe një histori e cila është e shkruar në tabelën hyrëse para se të ngjisni shkallët për në majë të tij. Kjo histori është treguar brez pas brezi. Bëhet fjalë për një sundimtar në mesjetë që quhej Premt, i cili për të mos rënë rob në duart e pushtuesve të fortesës, vendosi të hidhej nga guri dhe gjeti vdekjen. Ai konsiderohet hero dhe thuhet se dhe emri i Përmetit ka emrin e tij. Sot guri është simbol i qytetit, një atraksion turistik nga i cili mund të shohësh gjithë qytetin
Fshati Bënjë Përmet
Bënja është një fshat në komunën Dishnicë në rrethin e Përmetit të Shqipërisë

Ujvara e Sopotit Përmet

Kjo ujëvarë e bukur ndodhet në jug të Përmetit, mbi fshatin Stërbec. Shtrihet në një lartësi 600 m, poshtë majës së malit Nemërckë. Uji rrjet nga një burim i madh karstik, që rrjedh në depozitat fluvio glaciale. Ujëvara ka një lartësi 20 m dhe zhurma e ujit që bie ndihet që në një distancë të largët. Uji që bie krijon një skenë shumë të bukur, mahintëse. Kjo ujëvarë është nga më të vizituarit në zonën e Përmetit. Mund të arrihet përmes një shtegu që ofron një peisazh të mrekullueshëm të faqes jugore të Malit të Nemërckës dhe akullnajes së saj. Kjo akullnajë është në formën e një kolltuku të madh, 2 km I gjatë dhe 600 metra i gjerë. Për të patur akses në këtë shteg ju duhet të parkoni në fshatin Stëmbec, dhe pastaj ecni në livadhin poshtë qendrës së fshatit. Nga aty ndiqni rrugën e pashtruar në drejtim të kodrës. Pasi të arrini qendrën e fshatit, merrni rrugën e ngushtë pranë shtëpive. Pastaj pas disa metrash do arrini direct në krye të shtegut. Pastaj shtegu është i qartë dhe vazhdon butësisht drejt kodrës pa u shkëputur nga pamjet e bukura të malit të Nemërçkës. Nga këtu mund të shihni ujëvarën dhe pastaj ajo ju fton drejt jush, pra rruga bëhet shumë më e qartë. Shtegu ka disa pjesë të ekspozuara, ku duhet të keni kujdes, por përgjithësisht është i sigurt.
Kanioni i Langaricës Përmet
Lumi i Lengaricës ka një gjatësi prej 36.6 km dhe rrjedh në pjesën jugore të malit të Gramozit duke formuar një kanion madhështor të përbërë nga shkëmbinj gëlqeror i cili fillon nga Ura e Dashit deri tek Ura e Katiut me një gjatësi prej rreth 3.700m. Përgjatë kanionit, përveç ujrave termale të Bënjës, gjenden edhe shpella midis të cilave përmendim “Shpellën e Pëllumbave” dhe “Shpellën e Katiut” të përdorura si vendbanime në kohërat antike.
Gryka e Këlcyrës Përmet
Kjo grykë madhështore e cila shtrihet midis Këlcyrës dhe Dragotit me një gjatësi prej 13 km formon një kanion thellësia e të cilit arrin deri në 1.000 metra. Në shpatin e djathtë të grykës gjenden shpellat e Mezhgoranit dhe Dragotit ndërsa përgjatë lumit mund të admirohen shumë burime nëntokësore, ndër të cilët veçojmë Ujin e Zi të Këlcyrës i cili del në sipërfaqe në buzë të shtratit të lumit Vjosa duke krijuar një shumëllojshmëri ngjyrash. Bukuri të veçantë janë dhe burimet karstike të zonës së quajtur “Rrepet e Këlcyrës” të cilët dalin në sipërfaqe në një lartësi rreth 50 m mbi shtratin e lumit Vjosa duke krijuar ujvara të mrekullueshme
Ujrat Termale Benje Përmet
Kjo grykë madhështore e cila shtrihet midis Këlcyrës dhe Dragotit me një gjatësi prej 13 km formon një kanion thellësia e të cilit arrin deri në 1.000 metra. Në shpatin e djathtë të grykës gjenden shpellat e Mezhgoranit dhe Dragotit ndërsa përgjatë lumit mund të admirohen shumë burime nëntokësore, ndër të cilët veçojmë Ujin e Zi të Këlcyrës i cili del në sipërfaqe në buzë të shtratit të lumit Vjosa duke krijuar një shumëllojshmëri ngjyrash. Bukuri të veçantë janë dhe burimet karstike të zonës së quajtur “Rrepet e Këlcyrës” të cilët dalin në sipërfaqe në një lartësi rreth 50 m mbi shtratin e lumit Vjosa duke krijuar ujvara të mrekullueshme.
Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës Dangelli” Përmet
Mund të konsiderohet pa asnjë dyshim mushkëria natyrale e jugut të Shqipërisë. Ky park ka një shtrirje prej 1400 hekrarësh dhe një masiv të mrekullueshëm të përbërë kryesisht nga bredhi maqedonas (Abies borissi-regis), me një lartësi mesatare 25-30 metra. Parku përfaqëson një nga perlat turistike të Shqipërisë dhe ofron surpriza të këndshme në të gjitha stinët e vitit
Kalaja e Gjirokastrës Gjirokastër
Kalaja e Gjirokastres është një ndër më të mëdhatë në Ballkan. Si një anije e madhe prej guri, ajo shtrihet në një hapësirë prej 335 metra. Ajo ndodhet në kodër nga ku shihet gjithë qyteti, si për të dëshmuar historinë e gjithë rajonit në shekuj. Data e ndërtimit të këtij fortifikimi është ende e paqartë. Nëse muret e Kalasë së Gjirokastrës do të flisnin, ata do të tregonin shumë histori për civilizimet e ndryshme dhe legjendat që kanë jetuar këtu prej shekujsh. Zbulimet arkeologjike në zonën e kështjellës, tregojnë se ky vend është jetuar që nga shekulli i IV-V. Sipas historianëve muret e parë të këtij fortifikimi mund të jenë ndërtuar pas rënies së Hadrianopolisit. Por muret e para të qytezës u ndërtuan në shekullin e 12-13. Kalaja u ndërtua fillimisht si një pronë tipike feudale të kohës, nga familje të pasura, që donin të ishin të sigurta dhe të mbroheshin nga luftrat e ndryshme. Më vonë ajo u kthye në një qendër të banuar për shumë familje të tjera
Qafa e Pazarit Gjirokastër
Qafa e Pazarit te Gjirokastres, përbën qendrën e këtij qytetit të vjetër. Historia e Pazarit daton në shek e 17. Në fakt nuk ka mbetur shumë nga ajo periudhë. Burimet thonë se një zjarr shkatërrues preku pazarin e vjetër në çerekun e 3-të të shekullit të XIX. Pas kësaj pazari u rindërtua tërësisht. Ja përse ndërtesat e pazarit kanë të njëjtën arkitekturë, disa janë 2 – 3 katëshe, por identike nga struktura dhe të gjitha në një linjë. Kati i parë është vendi ku artizanët punonin gjatë gjithë ditës, ndërsa kati i dytë u përdor për qëllime të ndryshme nga secili prej artizanëve. Disa dyqane kanë derë të pasme, që përdorej vetëm nga pronari. Një trotuar i ngushtë për njerëzit u ndërtua në të njëjtën periudhë, çka e bën këtë Pazar të veçantë nga gjithë të ngjashmit e kohës
Muzeu i luftës se Ftohtë Gjirokastër
Muzeu i Luftes se Ftohte (Tuneli i Luftës së Ftohtë), është një bunker nëntokësor, i cili ka shërbyer si strehë emergjence në vitet e regjimit komunist në Shqipëri (1944-1990). Bunkeri dhe të tjerë të vegjël në gjithë vendin, reflektojnë paranojën e diktatorit Enver Hoxha ndaj ndonjë sulmi të mundshëm. Ai i trembej një pushtimi të huaj, veçanërisht pas ndarjes me Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve 60. I ndërtuar në fshehtësi në fillim të viteve 70, bunkeri është 800 m i gjatë dhe ka 59 dhoma. Bunkeri është lënë në gjendjen e tij origjinale, i cili edhe pse pa shumë informacione është original dhe i frikshëm. Ky bunker është projektuar që të kryejë shumë funksione të ndryshme në rast të ndonjë sulmi bërthamor. Ka dhoma për ministritë e qeverisë, qeverinë locale, dhomat e marrjes në pyetje, të elitës partiake si dhe vende për të fjetur, për gjeneratorët e energjisë dhe depozitimit të ujit.
Muzeu i Armëve dhe Burgu Gjirokastër
Muzeu i armëve u hap në 1971 si Muze kombëtar i armatimeve ku u sollën gjithë armët dhe tipet e tyre të përdorura gjatë Luftës së I dhe të II botërore. Armët që janë në muze janë që nga lufta për pavarësi në 1912 e deri te lufta për clirimin e Shqipërisë. Shumica e muzeut të armëve i kushtohet luftës partizane ndaj pushtuesve italiane e gjërmane ne vitet 1939-1944. Pjesë e këtyre armëve është dhe një avion luftarak amerikan që ka mbetur aty që nga lufta e ftohtë. Hyrja e Burgut ndodhet në galerinë e parë të muzeut të armëve. I përfunduar në 1932, burgu u komisionua nga mbreti Zog, dhe u ndërtua nga italianët. Duket i ndryshëm nga gjithë pjesa tjetër e kështjellës .Gurët për ndërtimin e tij u morën nga ujësjellësi i Ali Pashës. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, burgu u përdor nga forcat pushtuese italiane dhe gjermane. Banorët thonë se regjimi komunist e përdori burgun për ekzekutime. Burgu u mbyll në 1968 dhe pastaj u kthye një pjesë e tij në muze. Ka ende shkrime në mur dhe pjesë gazetash apo letrash nga komunistët dhe aktvisitët që u burgosën gjatë regjimit të Zogut, gjatë pushtimit gjerman e italian, si dhe parrulla pro qeverisjes komuniste

Muzeu Etnografik Gjirokastër

Muzeu etnografik ndodhet në ish shtëpinë e diktatorit Enver Hoxha. Shtëpia origjinale e Hoxhës ku ai ka lindur në 1908, u dogj dhe u rindërtua në vitet 1964-1966. Shtëpia u rindërtua si një model i shtëpive më të pasura gjirokastritë. Sipas burimeve lokale, shtëpia origjinale e Enver Hoxhës ka qenë me një kat dhe një oxhak, krahasuar me shtëpinë e Skendulatëve ngjitur. Shtëpia e re kopjoi elemente nga shtëpitë më të bukura të qytetit, madje dhe shumë objekte janë marrë nga to. Edhe pse identifikohet si shtëpia e diktatorit, brenda nuk gjen asgjë që ka lidhje me jetën e tij apo me objekte të familjes së tij. Edhe dekori i shtëpisë është kopjuar nga shtëpitë e tjera më të bukura të shek të 19. Dhomat janë rregulluar e zbukuruar me artefakte, me konstume të ndryshme, veshje, objekte kuzhine etj. Gjithsesi objektet aty paraqesin vertetë mënyrën se si jetonin gjirokastritët e pasur në shek e 19
Muzeu i Shtëpisë Kadare Gjirokastër
Shtëpia e shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare është kthyer në muze, dhe është i hapur për publikun. Në këtë shtëpi lindi dhe kaloi fëmijërinë e tij, Ismail Kadare. Shtëpia duket e njohur për ata që kanë lexuar librin e tij “Kronikë në gur” ku ai përshkruan çdo qoshe të shtëpisë. Gjatë vizitës suaj, do të imagjinoni Kadarenë si një djalë të vogël që qëndron pranë dritares dhe dëshmon jo vetëm ecejaket e gjysherve dhe personazheve të tjerë të librit të tij, por dhe mjaft episode të luftës së dytë botërore. Shtëpia u ndërtua në 1799, dhe është shpallur monument kulture në 1991. Së fundi, ndërtesa është riparuar dhe rehabilituar nën kujdesin e UNESCO dhe Ministrisë së Kulturës
Shtëpia Zekateve Gjirokastër
Shtëpia Zekate është një shembull i shtëpive tipike kullë, të familjeve më të pasura të Gjirokastrës në shek IXX. Ajo është shtëpia e Beqir Zekos, një general i lartë i Ali Pashës. Shtëpia e tij u ndërtua në 1811-1812. Kjo shtëpi ishte një dhuratë nga Ali Pasha për Beqir Zekon, për meritat dhe besnikërinë e tij. Shtëpia 3 katëshe ka tipare shumë të dukshme mbrojtëse, të cilat e kanë ndihmuar të rezistoj dhe të jetë kaq e fuqishme sot e kësaj dite. Kati i poshtëm i saj ka dhoma magazinë për ruajtjen e produkteve, por gjithashtu ka kuzinën dhe cisternen e ujit. Kati i parë ka dy dhoma që përdoreshin si dhoma ndenjeje, ndërsa kati i tretë ka një dhomë të madhe pritjeje dhe dy dhoma më të vogla. Sigurisht dhoma e pritjes është tepër e zbukuruar dhe e dekoruar. Është pjesa më impresionuese e shtëpisë së bashku me cardakun apo pjesën e hapur që lidh dy kullat e shtëpisë. Dhoma kryesore e pritjes është e gjitha me afreske në xhama dhe me tavan të punuar me dekorime të ndryshme ndërsa oxhaku gjithashtu është i gjithi i punuar me ornamente të ndryshme. Shtëpia u jep vizitorëve një ide të gjithë arkitekturës vernakulare të kohës, dhe mënyrës se si jetonin njerëzit e pasur atëkohë. Muret rrethuese ndajne tre kopshte të shtëpisë, të cilat lidheshin me porta me njera tjetrën. Muret e jashtme janë ndërtuar nga mjeshtra të gurit të thatë. Gurët janë të punuar për të patur sipërfaqe të sheshtë dhe më pas janë vendosur në shtresa. Zakonisht muret kanë dy anë të ndërtuara, pjesa e brendshme mbushej me gurë më të vegjël dhe suva. Gurët e mëdhenj janë përdorur për të krijuar lidhje midis dy anëve të murit. Në krye të murit vendoseshin disa shtresa guri të hollë për të shmangur rënien e shiut brenda

Shtëpia Skenduli Gjirokastër

Kjo është një tjetër shtëpi e ruajtur në mënyrë perfekte në Gjirokastër, është më shumë se 300 vjeçare e ndërtuar në 1823. Nëse doni të shihni një model të arkitekturës së shtëpive të shek të 19, vizitoni shtepine e Skendulit. Aty çdo gjë ka mbetur origjinale dhe është ndërtesa më autentike në Gjirokastër. Pronari i shtëpisë, një pasardhës i familjes Skënduli që ka ndërtuar shtëpinë, e tregon shumë mirë historinë e kësaj shtëpie

Shtëpia Fico Gjirokastër

Dallohet nga gjithë të tjerat për ngjyrën e verdhë. Shtëpia Fico është pak më e vonë se të tjerat, saktësisht në 1902. Struktura është e njëjtë me shtëpitë tradicionale të Gjirokastrës, por dekorimket e brendshme dhe të jashtme janë trajtuar ndryshe. Është më e thjeshtë ka më pak dekorime e harkime. Atiku i shtëpisë është një nga elementët më unikë. Ndodhet në qendër të Shtëpisë ne katin e sipërm. Një tjetër element i ndryshëm nga shtëpitë e tjera është një urë prej guri që lidh dy shtëpitë me një tjetër shtëpi, që i përkiste të afërmeve të tyre
Shtëpia Angonate Gjirokastër
Kjo është shtëpia më e madhe tradicionale në Gjirokastër, e vendosur dhe në vendin më të dukshëm. Shtëpia Angonate është shtëpia më e madhe tradicionale në Gjirokastër, e vendosur dhe në vendin më të dukshëm. Për shkak të pozicionit, madhësisë, bukurisë ajo ndodhet në gjithë kartolinat që prezantojnë Gjirokastrën. Shtëpia u ndërtua në 1881 nga dy vëllezërit Hanko. Ata luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e qytetit. Për këtë arsye Ismail Kadare i ka kushtuar një libër të posacëm për sagën e tyre, në 1977 të titulluar Breznitë e Hankonatëve. Në fakt nuk është shtëpi e thjeshtë, por një kompleks me dy shtëpi dhe dy kopshte. Ndërtesa e parë quhej Odajashta (dhoma jashtë) dhe ndërtesa tjetër quhej ODA, me dhoma të dekoruara. Kjo reflekton dhe ndryshimet e arkitekturës së shtëpive në fund të shek të 19, pasi ka disa elemente shtesë sic janë ballkoni, dhe një çati mansard në qëndër, simbole të influencave më të vonshme
Shtëpia Babameto Gjirokastër
Kjo shtëpi është shumë afër qytetit dhe është pranë pazarit të vjetër. Shtëpia Babameto është shumë afër qytetit dhe është pranë pazarit të vjetër. Shtëpia është shumë elegante dhe duket si nje ndertes 3-katëshe, por faktikisht është nje kompozim me dy anë e ndërtuar për dy vëllezër. Ajo u ndërtuar në 1885-1887 dhe të dy pjesët e saj janë të organizuara në mënyra të ndryshme. Ndërtesa thuhet se ka qenë shumë e shtrenjtë, pasi është ndërtuar nga mjeshtrat dhe materialet më të mira të kohës. Më vonë shtëpia është restauruar plotësisht, nga “Heritage without border” dhe ka shërbyer si hostel dhe si qendër kulturore. Restaurimi i saj ka shërbyer edhe si një aktivitet edukues për restauratorët e rinj
Shtëpia Jaho Babaramo Gjirokastër
Kjo shtëpi është shumë interesante për shkak të strukturës me dy krahë. Shtëpia Jaho-Babaramo është më e vjetër ndër ato që kemi listuar këtu. Sipas specialistëve është ndërtuar fillimissht në shek e 18, për shkak të kompozimit dhe trajtimit të strukturave prej druri. Tani kjo shtëpi është e ndarë në dy pjesë, pronë e familjeve të ndryshme. Ndarja është bërë në 1881 dhe ka sjellë mjaft ndryshime në strukturën e brendshme duke humbur hapësirat tradicoonale të shtëpisë. Disa modifikime shtesë janë bërë në 1931 vecanërisht në njërën prej tyre që tashmë është më e ruajtur mirë se tjetra. Sot në dy anët e shtëpisë banojnë pasardhësit e familjeve Jaho dhe Babaramo. Nëse je mik këtu, ia vlen të provosh gatimet tradicionale të ofruara nga pronarët mikpritës të shtëpisë

Parku Arkeologjik Antigonesë Gjirokastër

Antigonea është një nga qytetet antike më të mëdha të territorit të Shqipërisë dhe vendbanimi më i rëndësishëm antik i Luginës së Drinosit. Venbanimi brenda mureve fortifikuese të shek. III ka një sipërfaqe prej 45 ha, ndërsa territori i parkut arkeologjik është mbi 90 ha. Mbi vendndodhjen e Antigonesë ka pasur hipoteza të ndryshme deri sa kërkimet arkeologjike të viteve ‘70 dhanë dëshmi të sigurta për këtë. Emrin qyteti e ka marrë nga Antigona, gruaja e parë e mbretit Pirro. Qyteti fortifikohet me mure të fuqishme në fillim të shek. III para Krishtit, ndërsa nuk përjashtohet që në atë vend të ketë pasur një vendbanim më të hershëm të riemëruar më pas nga Pirro. Qyteti dominonte Luginën e Drinosit, që ishte një zonë rurale e pasur dhe për të mbrojtur gjithë këtë territor kishte edhe fortesa të tjera periferike: fortesa e Leklit në veri, e Labovës në lindje dhe e Selosë në jug. Perimetri i mureve fortifikuese mund të ndiqet i plotë dhe fillon të vërehet që në hyrje të parkut. Në të djathtë të hyrjes, në pjesën veriore të qytetit ndodhet kodra e quajtur “Akropoli”. Në të vërtetë Antigonea nuk ka pasur një akropol të mirwfilltw. Në pikën më të lartë të kodrës ndodhet kisha e Shën Mëhillit, e periudhës pasmesjetare. Sipërfaqja brenda qytetit është e sheshtë dhe gërmimet intensive arkeologjike të viteve ’70 kanë nxjerrë në dritë një pjesë të mirë të sipërfaqes së banuar dhe të rrjetit rrugor të Antigonesë. Ashtu si pjesa më e madhe e qyteteve antike sistemi rrugor është i quajturi “hipodamik”, me rrugë paralele të barazlarguara veri-jug që kryqëzohen me rrugë paralele lindje-perëndim.
Parku i Hadrianopolit Gjirokastër
Qyteti antik Adrianopolit Adrianopoli shtrihet në seksionin më të gjerë të luginës së lumit Drinos, 14 km në jug të Gjirokastrës, afër fshatit Sofratikë. Ai është ndërtuar mbi një vendbanim të hershëm të periudhës së vone klasike- fillim helenistike. Qyteti mendohet se ka patur funskionin e një qendre shërbimesh në territorin e Luginës së Drinos. Lugina rreth fundit të shek V ps.K u karakterizua nga vendbanime të shpërndara, pa qendra urbane të mirëfillta, ku dallojmë disa fshatra të fortifikuar. Gjurmët e ruajtura deri më sot i takojnë periudhës së hershme perandorake. Ato përbëhen nga një tempull i vogël kuadratik dhe një strukturë rrethore mbi të cilën është ndërtuar teatri. Në periudhën e Adrianit (117-138 pas Krishtit) qendra mori tiparet e një qyteti. Adrianopoli u bë kryeqendër dhe qendër administrative për komunitetin romak të Luginës së Drinos. Vendodhja përgjatë rrugës së Apollonisë dhe Nikopojës, siguroi zhvillimin dhe lulëzimin e tij gjatë sundimit të perandorit Adrian. I organizuar sipas një sistemi të ri urbanistik, qyteti u zhvillua në një zonë drejtkëndore (300-350x400m). Rrugë kryqëzoheshin në kënd të drejtë. Ishte i pajisur me ndërtesa publike të rëndësishme, ndër të cilat ishin dhe teatri dhe banjat
Kisha e Laboves së Kryqit Gjirokastër
Në fshatin Labovë e Kryqit, që ndodhet në Bashkinë Libohovë, ju mund të vizitoni një nga kishat më të bukura bizantine në Shqipëri, e cila I kushtohet Shën Mërisë. Kisha është ndërtuar në 554 në kohën e perandorit Justinian. Legjenda thotë se një burrë nga Labova, i quajtur Konstandin Laboviti, ishte komandant i lartë në ushtrinë e perandorit Justinian. Ai ishte kaq i zoti dhe kurajoz, sa Justinian vendosi të bënte dicka për të dhe e pyeti një ditë: Dua të të shpërblej për trimërinë tënde, më kërko dicka. Ai u përgjigj: Dua të ndërtoni një kishë në vendin tim të lindjes Labovë. Dhe Justiniani pranoi. Dërgoi njerëzit më të zotë që ta ndërtonin atë kishë. Katër vite më vonë, ai dërgoi dhe një kryq prej ari, të bërë nga një pjesë e drurit ku ku kryqëzua Jezusi. Gjithë kryqi kishte 600 gramë ar. U vendos brenda kishës dhe u ruajt prej shekujsh. Banorët ishin besimtarë dhe e ruanin kishën me fanatizëm. Por kryqi që i mbjetoi disa shekujve, do të vidhej në vitet e trazuara të fillimit të demokracisë. Ende nuk ka asnjë fajtor për të. Struktura e kishës rezistoi deri në ditët tona, dhe për shkak të rëndësissë së madhe që ka patur kjo kishë për këtë fshat, vetë fshati mori emrin e kishës dhe quhet: Labova e Kryqit. Kisha u restaurua ngaMinistria e Kulturës në 2018. Ndëtesa tipike bizantine me një kupolë të lartë në majë. Një narteks i vonë siguron hyrjen kryesore. Janë 9 nivele të dikshme të pikturave dhe afreskeve në muret e brendshme
Teqeja e Melanit Gjirokastër
Teqeja e Melanit është një qendër fetare për myslimanët shiitë bektashianë, por vendi ku ndodhet kjo teqe, ka qenë i banuar që nga koha antike. Një mur masiv i blloqeve poligonale dhe drejtkëndëshe rrethon fundin e territorit, të cilat mendohet se kane qenë një fortifikim Ilir. Zbulimi i qeramikës nga shekulli IV para Krishtit gjithashtu mbështet këtë ide, që kjo zone ka qenë e banuar. Muri u rindërtua në shekujt 5 ose VI-të pas Krishtit, kur në shumë prej këtyre vendeve të lashta kodrinore u ri-fortifikuan, pas rënies së Perandorisë Romake. Mendohet se keto mund të jenë mbetjet e Justinianopolis, një qytet i shekullit të 6-të për të cilin ende nuk është përcaktuar një vendodhje e saktë. Melani gjithashtu ka qenë një vend i fortifikuar në mesjetë, pasi një kishë e vogël ekziston në anën jugore të rrethimit të fortifikuar. Një rrugë me gurë kalldrëmi i çon vizitorët deri në Teqenë e Melanit duke kaluar një shatërvan të tipit otoman, destinacioni origjinal i ujësjellësit. Ndërtesa e tanishme e Teqesë u ngrit në vitin 1800 nga baba Aliu i Gjirokastrës, varri i të cilit është në Turbe përpara strukturës kryesore të teqesë. Teqeja aktuale e Melanit u ndërtua në majë të një manastiri të mëparshëm bektashian, i cili drejtohej nga baba Hasani. Fillimisht Teqeja ndodhej në rrugën kryesore përgjatë pjesës lindore të Luginës. Në 1809 Lord Bajroni kaloi këtej në udhëtimin e tij nga Preveza për të vizituar Ali Pashë Tepelenën. Por kjo rrugë u anashkalua kur Ali Pasha ngriti një sërë urash dhe rrugësh përgjatë luginës. Për të shkuar në Melan ju duhet të mbërrini në fshatin Grapsh, 4 km nga fshati Gline

Shën Ilia në Stegopull Gjirokastër

Kisha është ndërtuar në pjesën e sipërme të fshatit në vitin 1624 dhe është një nga kishat më mirë të ruajtura të zonës. Afresket, të cilat ruhen ende mirë, janë vepër e Kostandinit, të birit të Mihalit nga Linotopi dhe nxënësit të tij Nikollës dhe janë realizuar në vitin 1653 siç tregon mbishkrimi që ruhet në kishë. Edhe pjesë të ikonostasit të gdhendur ruhen ende në vend. Kisha ka pësuar rindërtime të pjesshme në 1671 ose 1672. Kisha ndodhet brenda një rrethimi me mur që ruhet ende në pjesën më të madhe. Kisha është e tipit kryq me kupolë me tri absida dhe me narteks. Mbulimi mbështetet mbi katër kolona të lira dhe megjithëse e vogël, kisha ka një zhvillim të theksuar në lartësi
Shën Kolli Saraqinisht Gjirokastër
Kisha e Shën Kollit në Saraqinisht ndodhet në periferi të fshatit në një pikë që sheh mjaft mirë qytetin antik të Antigonesë. Kisha është një nga ndërtimet pasbizantine më të rëndësishme në zonë për arkitekturën dhe afresket e saj. E ndërtuar në vitin 1630, kisha është e tipit kryq me kupolë. Ajo ka një zhvillim gjatësor dhe ka një narteks të shtuar nw një fazë të dytë që është shumë i dukshëm nga jashtë. Të gjitha çatitë janë mbuluar me rrasat e gurit tipike të zonës. Tamburi i kupolës është shumë i zhvilluar në lartësi dhe i jep mjaft elegancë ndërtimit megjithëse teknika e mureve me gurë ranorë është e thjeshtë. Kisha shërben si kishë varreze për fshatin. Në ndërtim janë përdorur edhe kolona antike guri të marra nga Antigonea. Këto mund të vërehen në hajat, ndërsa një e tillë e plotë ndodhet në oborr. Në hajat është ripërdorur një kolonë antike. Një tjetër kolonë e plotë dhe ndonjë fragment ruhen edhe në oborr. Mundet që këto kolona të kenë ardhur nga Antigonea aty pranë. Piktura është e Mihal Linotopit, të birit Konstandin dhe nxënësit Nikolla, e realizuar në vitin 1630 ose 1631. Gjithashtu edhe hajati është i pikturuar nga Onufër Qiprioti në 1622, i cili ka realizuar edhe ikonat dhe ikonostasin
Manastiri i Ravenes Goranxi Gjirokastër
Manastiri i Ravenës, i ndodhur 300 metra sipër fshatit Goranxi të Gjirokastrës, njihet për vlerat e rralla arkitekturore dhe kulturore. Manastiri i Ravenës i është kushtuar “Fjetjes së Hyjlindëses” . Kisha përbëhet nga naosi, narteksi dhe eksonarteksi. Naosi është i tipit në formë kryqi me kupolë triapsidal dhe ka përmasa të brendshme 6.80×5.60 metra. Manastiri i Ravenës, i ndodhur 300 metra sipër fshatit Goranxi të Gjirokastrës, njihet për vlerat e rralla arkitekturore dhe kulturore. Manastiri i Ravenës i është kushtuar “Fjetjes së Hyjlindëses” . Kisha përbëhet nga naosi, narteksi dhe eksonarteksi. Naosi është i tipit në formë kryqi me kupolë triapsidal dhe ka përmasa të brendshme 6.80×5.60 metra. Kisha është ndërtuar me gurë shtresorë të vendosur në mënyrë të rregullt. Tamburi i kishës është tetëfaqësh dhe i zbukuruar. Gjithashtu edhe korniza nën çati përbëhet me radhë në formë dhëmbësh të alternuara me radhë të drejta. Kisha është ndërtuar në vitin 1600 prej hieromonakut Kristofor. Këtë e vërteton një mbishkrim i gdhendur në gur mbi portën perëndimore brenda narteksit: “Mbretëreshë e të gjithë profetëve, e quajtur fidanë e Joakimit dhe Anës shterpë, që u bëre e denjë të dëgjoje zërin e engjëllit që thoshte: gëzohu ti o e gëzuar prej gjithpushtetësit, vajzë, virgjëreshë dhe nënë, prano lutjen prej meje shërbëtorit tënd jeromonak Kristoforit, që ndërtoi tempullin tënd me dëshirë, viti i lindjes të Krishtit 1600”. Apsida e kishës është pesëfaqëshe. Mbi apsidën e murit jugor brenda kishës gjendet mbishkrimi: “Lutje e shërbëtorit të perëndisë Hjokë Quriakut, nga katundi Mashkullorë”. Mbi një vulë prej druri është shkruar: “Vula e së mbishenjtës Hyjlindëse, e mbiquajtur e ravenias, mbi katundin Goranxi 1622
Ura e Ali Pashës Gjirokastër
E ashtuquajtura ura e Ali Pashës, ose ndryshe Ura e Dunavatit, është pjesë e një kompeksi të madh të ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena në fillim të shek të 19. Ujësjellësi u ndërtua për të furnizuar çisternat e kështjellës me ujë nga Mali i Sopotit, 10 km larg. Gjirokastra nuk kishte ujë në atë kohë, dhe Ali Pasha pa nevojën urgjente të kësaj structure. Ura është rreth 30 minuta larg nga Gjirokastra. Ujësjellësi u shkatërrua thuajse tërësisht në 1932 por ky seksion në lagjen Dunavat ka mbetur ende. Një pamje e vërtetë e kësaj ure të famshme mund ta shihni në pikturat e Eduart Lear, poeti dhe piktori i madh britanik, që udhëtoi në këtë zonë në mes të shekullit të 19-të
Kalaja e Libohovës Gjirokastër
Kalaja e Libohovës është një nga shumë fortifikimet e ndërtuara nga Ali Pashë Tepelena në fund të shek. XVIII. Ajo është vendosur në një pikë dominuese mbi qytetin e sotshëm. Ka formë thuajse katërkëndore, me përmasa rreth 50 m x 70 m dhe me kulla në këndet e saj. Pashai e ndërtoi këtë fortesë për motrën e tij Shanisha. Brenda kalasë, që sot është e zbrazët, ndodhej rezidenca feudale. Sot sipërfaqja e brendshme e fortesës është bosh. Në qytetin e Libohovës, pranë xhamisë ndodhet edhe varreza osmane në të cilën është edhe varri i motrës së pashait. Bejlerët e Libohovës ndërtuan sarajin e tyre në qendër të qytetit. ajo është ende sot ndërtesa më impozante e dhe më interesante e qytetit. Aty pranë është edhe Rrapi i Libohovës, monument natyror i rëndësishëm dhe simbolik për qytetin